Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e dytë të regjistrimit në studimet e ciklit të dytë (master) për vitin akademik 2026/2027, duke ofruar gjithsej 1.965 vende në programe të ndryshme studimore.

Aplikimet janë të hapura nga 27 tetori deri më 6 nëntor, ndërsa kandidatët mund të zgjedhin programe njëvjeçare me 60 ECTS ose dyvjeçare me 120 ECTS.

Rezultatet preliminare do të publikohen më 9 nëntor, lista përfundimtare më 10 nëntor, ndërsa regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të zhvillohet nga 10 deri më 13 nëntor.

Aplikimi realizohet online në platformën www.apply.unite.edu.mk, ndërsa dokumentacioni dorëzohet në administratën e universitetit.

Detajet e konkursit dhe kriteret e pranimit janë të disponueshme në faqen zyrtare www.unite.edu.mk.
www.apply.unite.edu.mk