Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Prokurorja Iskra Haxhivasileva është zgjedhur në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke pasuar Islam Abazin, i cili e drejtoi këtë institucion gjatë katër viteve të fundit.

Haxhivasileva siguroi mbështetjen më të madhe në votimin e 28 tetorit, ku të drejtë vote kishin 187 prokurorë, ndërsa në garë ishin pesë kandidatë.

Me mbi dhjetë vjet përvojë profesionale, ajo aktualisht udhëheq rastin kundër ish-gjyqtarit Gjoko Ristov, i akuzuar në lidhje me fshehjen e 350 mijë eurove në një mur.

Për këtë post konkurruan edhe Faton Azizi, Trajçe Pelivanov, Lidija Raiçeviq dhe Jovan Cvetanovski.

Paraardhësi i saj, Islam Abazi, gjatë mandatit ishte përballur me kritika dhe akuza për afërsi me BDI-në, veçanërisht për shkak të lidhjeve shoqërore dhe fotografive me funksionarë të kësaj partie. Abazi i kishte hedhur poshtë kritikat, duke theksuar se shoqërimi me persona të caktuar nuk përbën shkelje.