Ziadin Sela u dorëheq, por ky veprim ndoshta është i përshpejtuar.

Shkruan: Naser Pajaziti

Ai është krijuar si lider që ngërthen në vete shumë elektorat që e akcepton si idol politik.

Dorëheqja sigurisht nënkupton një akt moral, por Ziadin Sela duhej të priste zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të zhvilluar betejën e fundit.

Ai ishte kurban i shushujzave dhe puthadorëve rreth tij, që e keqpërdornin, mashtronin e gënjenin, shantazhonin e çka mos më keq.

Humbja në Tetovë i adresohet pikërisht këtyre harbutëve rreth tij dhe në majat e partisë, që pa ndalur shigjetonin dhe i mshonin thika prapa liderit të tyre. Ata janë përgjegjës, sepse morën mandat të ri në organet më të larta partiake dhe sërish dolën bllof.

Moskoalicionimi me Besën në Tetovë është rezultat i këtyre harbutëve që si organe partiake i thonin jo koalicionimit. Ata e kundërshtonin dhe ia hanin kokën.

Ziadin Sela duhet të godas pikërisht këta harbut nga i pari deri tek i fundit, t’i spastrojë dhe të hap një debat të gjerë derë më derë me Arben Taravarin si dy binomë dhe ideatorë të kësaj partie.

Ata duhet të hapin rrugë me njerëz të sukseseve nga jeta publike, në cilëndo sferë.

Dyshja Sela-Taravari duhet të funksionojë, por me një qasje krejtësisht të re, duke dëgjuar qytetarin dhe opinionbërësit, dhe jo gjithë ata harbutë që e gënjyen dhe mbyllën çdo derë të kësaj partie.

Beteja duhet të vazhdoj si një front bashkë me Bilall Kasamin dhe protagonistë të tjerë të shoqërisë civile, që disa prej tyre i pamë në zgjedhjet në Tetovë!