Zjarr në një shtypshkronjë në Manastir

Mbrëmë në shtypshkronjën Kiro Dandaro në Manastir ka shpërthyer një zjarr, pasiqë rreth orës 22:00 ka ndodhur një shpërthim. Nga njësiti rajonal i zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë pas marrjes së thirrjes, dhe zjarri për një kohë të shkurtër është shuar.

Nga shtypshkronja thonë se është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Ndryshe në këtë shtypshkronjë shtypet materiali zgjedhor.