Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se thotë çdo masë për ndotjen e ajrit e aktivizon trupi koordinues në nivel të Qeverisë.
“Deri tani nuk kemi pasur vlera të ndotjes së ajrit që detyron aktivizimin e masave të tilla”, tha kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.
Sipas tij, këtë vit nuk ka pasur vlera mbi 100 mg për metër kub dhe këtë vit kemi rezultatet më të mira sa i përket numrit më të vogël të ditëve të ndotura.
“Ndotja është problem që nuk zgjidhet brenda natës, megjithatë do të shfaqet në një numër të zvogëluar të ditëve të ndotura. Kjo është diçka që e kemi pasur edhe vitin e kaluar edhe këtë vit. Nuk do të thotë se nuk ekziston, por kjo do të thotë që vlerat bien”, deklaroi Shilegov.