Skuadra e Gostivarit e ka një trajner të ri në stolin e tij dhe ai është Birol Topciu.
Ish-trajneri i Genc Kalemler sot është zgjedhur për të drejtuar skuadrën e ligës së dytë-Perëndim, në vend të Afet Ibrahimit, që drejtoi ekipin në dy muajt e fundit, pas dorëheqjes së Erxhan Mengës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili ka bërë një fotografi së bashku me trajnerin e ri.
Gostivari e ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e gjashtë me 19 pikë në 14 ndeshje.
Sport Biroll Topçiu, trajner i ri i KF Gostivari