Zjarr në një banesë në Bit Pazar të Shkupit

Siç njoftojnë nga MPB, sot në ora 03:00 është denoncuar se në Bit Pazar ka shpërthyer zjarr në një banesë në pronësi të V.Z (60).

Zjarri ka përfshirë një dhomë dhe është shuar nga Brigada kundër zjarrit.

“Personi me inicialet M.K (28_ është dërguar në spitalin ‘Shën Naumi i Ohrit’ për ndihmë mjekësore”, thuhet në raportin e policisë.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Shkup./Telegrafi