Ziyech të huazohet te Milan në janar – transferimi i plotë në verë

Hakim Ziyech pritet të transferohet te Milan.

Ylli maroken, Hakim Ziyech ishte një prej emrave që lidhej me një kalim të mundshëm te Milan gjatë merkatos së verës, por lëvizja nuk ndodhi.

Megjithatë, sipas ‘Todofichajes’, lojtari i Chelsea mund të largohet nga Londra qysh në merkaton e janarit, përcjell lajmi.net.

Anësori pritet të kalojë te skuadra e Milan në merkaton e dimrit, por vetëm në formë huazimi.

Gjiganti italian, Milan po planifikon që ta marrë lojtarin në formë huazimi, para se ta transferojë kartonin e tij në formë permanente gjatë verës.

Mbetet të shihet nëse Chelsea dhe Milan do të gjejnë një marrëveshje për këtë lëvizje.