Prej nesër autobusët privat në Shkup mund të mos lëvizin, shkas borxhet

Autobusët privat urban të kompanisë “Makekspres” nesër mund të mos qarkullojnë në linjat 19, 20, 22, 52 dhe 54 për shkak të borxhit të papaguar nga Ndërmarrja e Transportit Publik (JSP) dhe Qyteti i Shkupit.

Pronari i kompanisë, Milorad Dimitrijevski, kërkon takim urgjent me menaxhmentin e JSP-së dhe autoritetet e qytetit.

“Për shkak të borxheve të papaguara nga JSP-ja është vënë në pikëpyetje funksionimi normal i transportit publik. Përkatësisht, borxhi aktual i JSP-së ndaj kompanisë Makekspres prevos është më shumë se 30 milionë denarë dhe ky borxh po rritet çdo ditë, rreshtat 19, 20, 22, 52 dhe 54 me shumë mundësi nga nesër nuk do të funksionojnë”, tha sot Dimitrijevski.

Ai kërkon shlyerjen e borxhit për muajin gusht, shtator dhe tetor dhe të fillojë me pagesën e rregullt të paradhënieve javore për transportin e kryer.(INA)