Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyri në historinë e rekordeve botërore Guinness, duke vendosur rekord të ri botëror pasi realizoi 72 rrotullime të plota, 360 gradë, brenda vetëm 30 sekondave, ndërsa qëndronte e varur nga dhëmbët.
Rekordi u realizua më 11 qershor 2026 në Tiranë dhe tani është regjistruar zyrtarisht nga Guinness World Records, duke e vendosur emrin e saj mes mbajtësve të rekordeve botërore, transmeton albinfo.ch.
Rekordi i mëparshëm ishte 65 rrotullime brenda 30 sekondave dhe mbahej nga akrobati sirian Yazan Ghaiyath Saleh, i cili e kishte vendosur atë në vitin 2025, teksa Fiona arriti ta tejkalonte këtë rezultat me shtatë rrotullime, duke vendosur një standard të ri në disiplinën e rrotullimeve 360 gradë gjatë varjes nga dhëmbët.



