Asensio afër marrëveshjes për kontratë të re me Real Madridin

Asensio po konsideron rinovimin e kontratës me ‘Los Blancos’.

Lojtari spanjoll, Asensio mund të konsiderojë nënshkrimin e kontratës së re me Realin, së shpejti.

‘Marca’ thotë se bëhet fjalë për një kontratë që do ta mbajë lojtarin në Madrid edhe për disa vite, përcjell lajmi.net.

Për Asensio ka pasur disa skuadra të interesuara, përfshirë skuadrën e Milanit.

Kontrata aktuale e Asensio skadon në verën e ardhshme. Mbetet të shihet nëse ai do të vazhdojë te Reali ose do të jetë i hapur për aventurë të re.