Lufta hibride

Shkruan: Xhelal ZEJNELI

Lufta hibride ose lufta speciale është një strategji ushtarake që mund të përfshijë elementë të luftës konvencionale, kërcënimin e forcës ushtarake, terrorizmin, aktivitetet paraushtarake, operacionet informative, luftën ekonomike dhe luftën kibernetike. Edhe pse metodat e luftës hibride, të tilla si propaganda, mashtrimi, sabotimi dhe veprimet e tjera jo-ushtarake, janë përdorur prej kohësh për të destabilizuar kundërshtarët, teknologjia moderne dhe shkalla e lidhjes ndërkombëtare, kohët e fundit kanë ndikuar në rritjen e shpejtësisë, si dhe në shkallën dhe në intensitetin e operacioneve hibride. Si rrjedhojë, janë intensifikuar edhe veprimtaritë e shteteve dhe të aleancave ndërkombëtare për parandalimin e kërcënimeve të tilla.

Vite me radhë, Serbia ndaj Kosovës ndjek luftë hibride, d.m.th. luftë speciale apo luftë psikologjike. Në shenjë kanosjeje, pranë kufijve të Kosovës Serbia ka përqendruar forca të mëdha ushtarake. Çdo fjali e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Viçiqit ngërthen në vete kërcënim ushtarak.

Sulmi në Banjskë  ishte një sulm i armatosur i terroristëve serbë ndaj Republikës së Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Sipas institucioneve kosovare të sigurisë, plani fillestar i sulmit ishte aneksimi i veriut të Kosovës. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku* dhe disa terroristë serbë. Kosova, Shqipëria dhe BE-ja, sulmin ndaj Policisë së Kosovës e cilësuan si sulm terrorist. Sulmi u dënua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shënim: Afrim Bunjaku (15 prill 1973 – 24 shtator 2023) ishte rreshter i Policisë së Kosovës. U vra në orët e hershme të datës 24 shtator 2023 nga një grup terrorist serb në Sulmin e Banjskës afër fshatit Banjskë të Komunës së Zveçanit ku u sulmua veriu i Kosovës. Pas vdekjes, kryetarja  Vjosa Osmani e nderoi me urdhrin Hero i Kosovës“. 

*   *   *

Sulmi në kanalin ujor Ibër – Lepenc në Zubin PotokNë mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit  2024, një mjet shpërthyes shpërtheu në kanalin ujor Ibër – Lepenc në Zubin Potoknë veri të Kosovës. U dëmtua rëndë infrastruktura kritike që furnizon me ujë shumë komuna dhe e  mbështet termocentralin e ObiliqitQeveria e Kosovës e përshkroi aktin si sulm terrorist të mbështetur nga Serbia, si pjesë e strategjisë së saj për ta destabilizuar Kosovën. Faktori ndërkombëtar dënoi aktin, ndërsa ShqipëriaBashkimi EvropianFranca bënë thirrje për hetim të plotë.

*   *   *

Për fenomenin e mbuluar nga lufta hibride, ekspertët e sigurisë kombëtare shpesh e përdorin termin “luftë speciale”. Në skenën ndërkombëtare përdoret termi i vjetër  “subversion”. Prej vitit 2005 janë përdorur termat “luftë hibride” dhe “kërcënime hibride” të cilat kohët e fundit kanë hyrë në dokumente zyrtare dhe kanë filluar të përdoren si terma zyrtarë. Më 23 nëntor 2016, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën INI (2016/2030) që i analizon rreziqet e luftës hibride që zhvillohet kundër Bashkimit Evropian nga Rusia dhe nga ISIS-i.

Ata thuhet se manipulimet propagandistike të mediumeve ruse janë veçanërisht të fuqishme në vendet e pjesës lindore të Bashkimit Evropian, mediumet kombëtare të të cilave  janë tejet të dobëta për t’u përballur me këtë sfidë.

Teknologjitë e luftës së informacionit dhe të komunikimit janë përdorur gjithashtu për t’i legjitimuar kërcënimet ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së disa shteteve anëtare të BE-së dhe se ISIS-i, Al-Kaeda dhe grupet e tjera xhihadiste të dhunshme përdorin sistematikisht strategji komunikimi për t’i justifikuar veprimet e tyre kundër BE-së dhe anëtarëve të saj dhe kundër vlerave evropiane dhe për të inkurajuar rekrutimin e tyre midis evropianëve të rinj.

Në prill të vitit 2018, Bashkimi Evropian miratoi Kornizën e përbashkët për kundërshtimin e kërcënimeve hibride dhe për rritjen e rezistencës së BE-së, e cila specifikon se veprimet hibride kundër BE-së përfshijnë “një përzierje të aktiviteteve konvencionale dhe jokonvencionale, ushtarake dhe jo-ushtarake, të hapura dhe të fshehta që mund të përdoren në mënyrë të bashkërenduar nga aktorë shtetërorë ose jo-shtetërorë për të arritur objektiva specifike, duke mbetur nën pragun e një lufte të shpallur zyrtarisht, të cilat veprimtari synojnë dobësitë kritike dhe kërkojnë të krijojnë konfuzion, për të penguar vendimmarrjen e shpejtë dhe efektive dhe të cilat mund të përfshijnë një gamë të gjerë masash – nga sulmet kibernetike në sistemet kryesore të informacionit, nëpërmjet ndërprerjeve në funksionimin e infrastrukturave kryesore siç janë energjia ose financat, deri te minimi i besimit publik në institucionet shtetërore ose abuzimi me vështirësitë sociale”.

Në kohët moderne, veprimet hibride dhe veçanërisht veprimet psikologjike dhe informative që zakonisht nuk kanë kosto tejet të larta dhe nuk ngërthejnë rreziqe të larta,  dëshmohen të jenë forma më e zakonshme e agresionit ndërkombëtar. Duke vepruar kështu, veprimet e shtetit agresor që synojnë destabilizimin, dobësimin, madje edhe shkatërrimin e sistemeve politike të vendeve të tjera, mbeten kryesisht të fshehta. Në thelb, atyre nuk duhet  kundërpërgjigjur me sulm ushtarak.