Zhernovski: Nuk pres Bullgaria të na bllokojë për në BE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski deklaroi se nuk pret që Bullgaria ta bllokojë fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Sipas tij, moskontestimi i identitetit maqedonas, përafrimi ynë drejt BE-së, marrëdhëniet e mira fqinje me Bullgarinë janë komplementare ndërsa i qartë është edhe qëndrimi i MPJ-së dhe i Qeverisë.

“Nuk dëshiroj të komentoj se me çfarë qëllimi janë këto deklarata, megjithatë nuk pres të ketë bllokim. Përkundrazi, këtë optimizëm e nxjerr në bazë të asaj që e kam parë unë dhe që e kemi parë të gjithë së bashku se çfarë ndodhi kur luftuam për NATO-n, veçanërisht për marrjen e vendimit që të hapen negociatat me vendin tonë. Fqinjët tani të cilët deri dje na bllokonin u bënë avokatët më të zëshëm, komplotues, mbështetës të aspiratave tona euroatlantike, ashtu që, nuk mendoj se do të vijë deri tek bllokimi”, tha Zhernovski sonte në pjesëmarrjen në TV 24.

Lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin maqedonas, kjo çështje, tha është mbyllur edhe për ne edhe për botën.