Filipçe konfirmon orën policore prej të enjtes deri të hënën

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para pak çastesh në një prononcim për mesdiar ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur për rikthimin e orës policore në disa qytete të vendit ku numri i të infektuarve është më i madh.

Në komunat: Shkup, Sopisht, Tetovë, Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Kumanovë, Likovë, dhe Shtip ora policore do të aplikohet nga dita e enjte prej orës 21:00 deri ditën e hënë ora 05:00 e mëngjesit.

Në qytetet e tjera të vendit orë policore: të premten , të shtunën dhe të dielën do të aplikohet nga ora 16.00 e premte deri 05.00 e hënë.