Zgjedhjet në pikëpyetje për shkak të koronavirusit, pasnesër takim liderësh

Liderët e partive kryesore në Maqedoninë e Veriut, do të takohen të enjten për të diskutuar për situatën e krijuar nga koronavirusi, ndërsa në takim pritet të shqyrtohet edhe mundësia e shtyerjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, merr vesh gazeta Lajm nga burime qeveritare. Në takimin e krerëve të partive kryesore pritet të merr pjesë edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga koronavirusi, qeveria sot ka sjell nje pako masash, ku nder te tjerash parashikohet mbyllja e shkollave per 14 dite.

Poashtu, Qeveria ka ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet të mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve sportive pa tifozë deri më 13 mars./Gazeta Lajm