Është shëruar pacientja e parë e sëmurë nga koronavirusi në Maqedoni

Rezultoi negativ testimi i 16 vjeçares për koronavirus e cila kishte simptome të ngjashme me virusin. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se negativ kishte rezultuar edhe testimi plotësues i pacientes së parë të prekur nga virusi korona. Ajo u testua për së dyti herë përpara lëshimit në shtëpi, bazuar në rekomandimet e OBSH. Megjithatë autoritetet thonë se pavarësisht gjendjes së mirë shëndetësore ajo do të mbetet ende e shtruar pasi shërimi i saj nuk ka përfunduar plotësisht. Gjendja e gjashtë personave të tjerë të hospitalizuar në Klinikën Infektive mbetet stabile dhe me një pasqyrë të lehtë klinike. Në izolim mbeten afër 200 persona, disa prej të cilëve të rrethuar nëpër vendet e tyre të banimit, nga forcat policore.

100 persona mbrëmë janë izoluar, ata janë persona të cilët kanë qenë prezent në simpozium gjatë fundjavës së shkuar. 64 të punësuar nga Klinika, dhe rreth 24 pacientë. Ky është numër plotësues nga numri paraprak i të izoluarve. Persona të tjerë të cilët ishin në izolim deri tani nuk kanë simptome, të cilët janë bashkëudhëtarë me të prekurën e parë ata janë 12 persona, dhe të cilët gjatë ditës së sotme ose nesër do të vizitohen dhe kontrollohen dhe do kontstatohen nëse duhet të testohen nga ana e epidemiologëve lokal. Kemi forca policore aty ku epidemiologët kanë vlerësuar se është e nevojshme të ketë- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në mesin e gjashtë personave të hospitalizuar është edhe drejtoresha e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës gjendja e së cilës është stabile. Oda e Mjekëve i bëri vërejtje publike pasi siç tha nuk ka të drejtë për marrjen e menjëhershme të licencës për punë, pa vendim të Komisionit të Etikës.

Oda e mjekëve përmes organve të saja do të veprojë në përputhje me ligjin në fuqi, kemi ligjin për mbrojtje shëndetësore, kemi ligjin për të drejtat e pacientëve, kemi statutin e odës së mjekëve, aktet nën ligjore. Menjëherë pasi të kemi vendimin dhe zgjidhje, opinion do të jetë I njoftuar për të njejtën. Për momentin nuk mund ti merret licenca, mirëpo ekzistojnë instanca tjera- tha Kalina Grivçeva Stardelova, kryetare e Odës së Mjekëve.

Autoritetet shëndetësore ndërkohë vazhdojnë të apelojnë që personat të cilët vijnë nga zonat e prekura nga virusi i rrezikshëm, t’i nënshtrohen detyrimisht izolimit 14 ditor shtëpiak.