Zeqirija Ibrahimi: Ne jemi në mejdan kundër armiqve të shqiptarëve dhe argatëve të tyre

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një shkrim të tij të fundit “Dështimi i reprizës “2020″ thotë se pas 12 Prillit BDI-ja do të jetë parti opozitare, PDSH do të shuhet ndërsa ASH – AAA në pushtet, transmeton TS.

” Nëse kjo e keqe nuk ndalet këtu, agjenda serbo-ruse – e shprehur përmes partisë enveriste në vendin tonë – do ta zbrazë këtë vend nga shqiptarët. Kjo betejë për ne është “të rrosh a të mos rrosh”.
Por, në vend që ta pranojmë humbjen në shtëpi, ne kemi vendosur ta bëjmë betejën në front. Qoftë edhe si samuraji i fundit, ne do të jemi në mejdan kundër armiqve të shqiptarëve dhe argatëve të tyre”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi nga AlternAtivA.