“Bombat” m­ë s’mund të jenë dëshmi

Propozim-ligji për Prokurorinë Publike parashikon që materialet e përgjuara joligjore të mos mund të përdoren si bazë për padi dhe as dëshmi në gjykatë. Versioni i propozim/ligjit që ka arritur në Kuvend ndryshon në disa nene nga versioni që është diskutuar deri më tani, e sidomos në nenin 110 i cili ka qenë më i kontestuar nga opozita maqedonase. Me këtë dispozitë, duket se është pranuar një nga kërkesat më të mëdha të VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë kërkuar që materialet e përgjuara të mos përdoren si bazë për padi dhe si dëshmi në gjykatë.

Pr/ligji për Prokurorinë publike, neni 110

Prokuroria publike nuk mundet ta bazojë padinë në materialet e përgjuara joligjore.

Përjashtim nga paragrafi (1) i këtij neni janë lëndët e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave kriminale që lidhen dhe që dalin nga përmbajtja e materialeve të përgjuara të dorëzuara në gjykatën kompetente deri më 30 qershor të vitit 2017…

Materialet dhe transkriptat e materialeve nga materialet e përgjuara ilegale për lëndët e ngritura deri më 30 qershor 2017 mund të shfrytëzohen vetëm si indicie dhe për to nuk mund formohet akt-padi ose propozim-padi dhe të njëjtat nuk mund të propozohen dhe përdoren si dëshmi në procedurë për akt-padinë ose propozim-padinë.

Propozim-ligji parashikon që materialet e përgjuara në lëndët e ndritura deri më 30 qershor të vitit 2017 të asgjësohen në afat prej tre muajsh pas përfundimit të procedurës. Propozimi po ashtu parashikon që të gjitha materialet tjera nga përgjimet ilegale të mos mund të ridëgjohen ose përdoren për hetim.

Pr/ligji për Prokurorinë publike, neni 110

Të gjitha materialet e mbetura dhe transkriptet e materialeve të përgjuara të cilët nuk janë dhënë si dëshmi në gjykata dhe të cilët nuk janë pjesë e lëndëve që janë në fazë të hetimit (në lëndët e ngritura deri më 30 qershor 2017) nuk mundet përsëri të dëgjohen dhe të përdoren në çfarëdo procedure dhe asgjësohen në afat prej tre muajsh pas përfundimit të procedurës me mjete të jashtëzakonshme juridike të lëndëve (të ngritura deri më 30 qershor 2017), sipas dispozitave për asgjësimin e materialeve nga masat e veçanta hetuese të vërtetuara me ligj.

Mbetet e pandryshuar dispozita që rregullon zgjedhjen e kryeprokurorit publik. Kërkesa e opozitës që kryeprokurori të propozohet nga opozita nuk është bërë pjesë e propozim-ligjit për Prokurorinë publike i cili ka hyrë në procedurë parlamentare. Për Prokuror publik, sipas propozimit zyrtar, mund të zgjedhet person me stash të pandërprerë pune prej të paktën dhjetë vitesh si prokuror publik ose gjykatës në fushën e të drejtës penale. Me veprat e krimit të rëndë parashihet të merret Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë./Alsat