Zelensky: Qëllimet e Ukrainës janë të pandryshuara edhe krahas paralajmërimeve të Rusisë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se qëndrimi dhe qëllimet e Kievit mbeten të pandryshuara edhe krahas paralajmërimeve për referendume të ardhshme në Republikat e vetëshpallura Popullore të Donjeckut dhe Luhanskut (DPR dhe LPR), si dhe në rajonet Herson dhe Zaporozhje.

“Pozicioni i Ukrainës nuk ka ndryshuar për shkak të “njëfarë zhurme” nga Rusia dhe partnerët tanë na mbështesin plotësisht në këtë”, tha Zelenski në video-fjalimin e mbrëmshëm.

Ai tha se “pozicionet e Ukrainës janë të përcaktuara qartë dhe të njohura” dhe kjo është ajo që duhet të jetë në fokus.

Zelenski gjithashtu bëri thirrje për “mbështetje më të madhe për Forcat e armatosura të Ukrainës, shërbimet e inteligjencës, forcat e operacioneve speciale, Shërbimin e sigurisë së Ukrainës, Gardën kombëtare, policinë, rojet kufitare, të gjithë ata që gradualisht po rivendosin integritetin territorial të Ukrainës”.

Ai theksoi se në këtë gjen mirëkuptim jo vetëm mes aleatëve, por edhe midis atyre vendeve që u përpoqën të qëndronin larg konfliktit që po zhvilohet në Ukrainë.