Putin dha urdhër për mobilizim të pjesërishëm

Presidenti rus Vlladimir Putin sot ka shpallur mobilizim të pjesërishëm në vend, me qëllim që të rritet numri i ushtarëve në konfliktin ushtarak në Ukrainë.

Në fjalimin që e ka transmetuar televizioni rus “Prva”, Putin deklaroi se mobilizimi i pjesërishëm ka të bëjë me rezervistë me përvojë, të cilët, siç tha, paraprakisht do të kalojnë stërvitje ushtarake.

Putin tha se tashmë e ka nënshkruar dekretin për mobilizim të pjesërishëm, i cili do të fillojë sot.