Zelensky bisedon në telefon me kryeministrin Edi Rama

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka diskutuar për invazionin rus në Ukrainë dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus, raporton Gazeta Express.

Zelenskyy ka shkruar se e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbahkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërmuese para tre ditësh rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.