Zekirija Ibrahimi pyet Ali Ahmetin: Kur u vranë më shumë shqiptarë, gjatë luftës apo pas saj (VIDEO)

Anëtari i kryesisë qendrore të “Alternativës”, Zekirja Ibrahimi, nga tubimi elektoral i AAA-së dhe ASH-së në Kumanovë ka pyetur kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin se kur janë vrarë më shumë shqiptarë në Maqedoni, gjatë luftës së vitit 2001 apo pas saj. Ai, poashtu ka pyetur Ahmetin pse nuk është përgjigjur deri tani kush i ka vrarë shqiptarët në Maqedoni dhe ka kërkuar nga ai të tregojë kush ka qenë në pushtet kur janë montuar rastet gjyqësore kundër shqiptarëve.

“Z.Ali Ahmeti, a më shumë shqiptarë u vranë gjatë luftës apo pas luftës dhe kush i vrau ata shqiptarë dhe pse asnjëherë nuk u përgjigje kush i vrau ata shqiptaërë. Z. Ali Ahmeti a ju tregon shqiptarëve kush ishte në pushtet kur ndodhi rasti i “Sopotit”. Z. Ali Ahmeti, a ju tregon shqiptarëve kush ishte ministër i Drejtësisë në kohën që u ndanë 10 milion euro për mbrojtjen e kriminelit Tarçullovski. Z.Ali Ahmeti a e mban mend se në vitin 2015 u thoshe shqiptarëve se luani i VMRO-së është simbol i shqiptarëve. Z.Ali Ahmeti kush ishte zv/ministër i Punëve të brendshme dhe kush ishte shef i shërbimit sekret në kohën kur Jankullovska u thoshte shqiptarëve terrorista islamik”, pyeti mes tjerash Zekirja Ibrahimit kreun e BDI-së Ali Ahmeti nga tubimi në Kumanovë.

Zekirija Ibrahimi pyet Ali Ahmetin: Kur u vranë më shumë shqiptarë, gjatë luftës apo pas saj

Zekirija Ibrahimi pyet Ali Ahmetin: Kur u vranë më shumë shqiptarë, gjatë luftës apo pas saj

Posted by Lajm TV on Monday, July 6, 2020