Rusët “urojnë” që Shaqir Fetai t’i kryej obligimet ruse, ndryshe…

Shek Hallaçi

Portali kombëtar “Lajm TV”, publikoi një informacion që kishte të bëjë lidhur me insistimin e Ambasadës Ruse në Shkup që Bashkësia Fetare Islame të dalë publikisht dhe të apelojë që popullata e gjërë të votojë për BDI-në!
Pse ky presion rus mbi BFI-në? Pse rusët të kërkojë nga BFI-ja që të angazhohet për fitoren e BDI-së?
Jo njënjëherë është konstatuar, është folur dhe shkruar se BFI-ja ka qenë dhe është nën ndikimin e UDB-së, respektivisht shërbimeve serbo-ruse. Ish-reisi, Sulejman Rexhepi, ka qenë i vetmi reis i rajonit që ka pranuar zyrtarisht ta vizitojë dhe ta pranojë rijasetin serb të krijuar nga Aleksandër Vuqiqi, rijaset ky që nuk e njeh Bashkësinë Islame të Kosovës! Sulejman Rexhepi ka qenë në miqësi të përhershme me ambasadorin rus në Shkup.
Pse këtë guxim diplomatik të rusëve që të vazhdojnë me ndikimin e mëtejmë mbi BFI-në? Sepse fryma sulejmaniane antikombëtare e antifetare vazhdon edhe më tej, madje besnikërisht përmes pasardhësit të tij artificial, Shaqir Fetait.
Rusëve u konvenon që të vazhdojë miqësia “partiake” BFI-BDI, sepse fitorja eventuale e këtij koalicioni mundëson koalicionin politk me VMRO-në dhe, kjo, në mënyrë direkte ndikon në miqësinë e ngushtë në mes të qeverisë VMRO-BDI me atë të Serbisë dhe Rusisë.
Fitorja eventuale e koalicionit Alternativa-Aleanca Shqiptare dhe LSDM-ja do të formonte një koalicion të fuqishëm e cila ka dëshmuar se është në raporte të ngushta me Qeverinë e Kosovës ku, në rast se do të përsëriteshin zgjedhjet parlamentare, do të vinte deri te një fitore e thellë e VV dhe, bashkëpunimi bilateral në mes të Kosovës dhe Maqedonisë do ta minimizonte ndikimin politik dhe interesat gjeostrategjike ruse në rajon.

Prandaj Rusisë i duhet fitorja e VMRO-së dhe BDI-së. Prandaj dhe BFI-ja e Shaqir Fetait, pasardhësit artificial të Sulejman Rexhpit, urdhërohet rusisht që të angazhohet fuqishëm në këtë fitore, ndryshe, nëse humbin, edhe Shaqir Fetai do të shkojë në rr.s. Atëherë do të ketë gjasa që t’ia hapin dosjen policore të UDB-së dhe ta ndëshkojnë për dështim politik! Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm për këtë gjë, prandaj dhe me aq lehtësi ka urdhëruar myftinjë e hoxhallarë që të agjitojnë natë e ditë për BDI-në që aq shumë i duhet Rusisë!