Zekiri: Për çka i duket parimore VMRO-ja Bujar Osmanit? (VIDEO)

LSDM-ja dhe BDI-ja nuk mund t’i fshehin më mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar, shkruan gazeta LAJM. Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, i cili ditë më parë tha se, brenda koalicionit me LSDM-në ka telashe, ndërsa per VMRO-në tha se ka qenë parimore në qeverisje.
“Jorastësisht edhe zëvënëskryeministri Bujar Osmani, tha se VMRO-ja ka qenë parimore, ndërsa me LSDM-në kanë telashe. Për çfarë paska qenë VMRO-ja parimore? Në shkatërrimin e shtetit? Në vjedhjen e shtetit? Në montimin e rasteve ndaj shqiptarëve? Këto janë parimet mbi të cilat si duket dijnë të funksionojnë zyrtarët e BDI-së dhe VMRO-së”, ka thënë Zekiri në një prononcim për gazetën LAJM.
Zekiri vazhdimisht ka shprehur kritika për politikat e partnerit të koalicionit, BDI-së. Por, ndryshe nga herët e kaluara kur tregohej i kujdesshëm, sot edhe vetë kryeministri Zaev, ka deklaruar se LSDM-ja seriozisht do të mendojë për raportet në koalicion me partinë e Ali Ahmetit. Zaev nuk ka fshehur pakënaqësinë e tij për 6000 amendamentet e dorëzuara nga BDI-ja për bllokimin e ndryshimit të kodit zgjedhor me të cilin duhej të ulet numri i njësive zgjedhore nga 6 në 1./Gazeta LAJM

Zekiri: Për çka i duket parimore VMRO-ja Bujar Osmanit (VIDEO)

Zekiri: Për çka i duket parimore VMRO-ja Bujar Osmanit (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, December 13, 2019