Zbulohet “hyrja nëntokësore” për te selia e BDI-së në Reçicë (Foto)

Kjo gropë-shaht gjendet 20-30 metra larg selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Qytetarët vazhdimisht ankohen se aty u prishen veturat, por kanë frikë edhe për fëmijët e tyre.

Në pamundësi për të bindur komunën e Tetovës që ta rregullojë këtë shaht, banorët kanë vendosur ta quajnë “Hyrja sekrete për te selia e BDI-së në Reçicë” respektivisht “hyrja nëntokësore te bunkeri i Ali Ahmetit”, me shpresë se në atë mënyrë do të prekin ndërgjegjen e udhëheqësisë komunale.