Ahmeti: Fahri Xhara më tha se Zaevi ka prejardhje shqiptare dhe unë e pranova si kryeministër shqiptar për 4 vite

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot doli në press konferencë me kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ku treguan se kanë arritur marveshjen për të qeverisur për 4 vitet e ardhëshme.

Pasi slogani dhe premtimi kryesor i Ali Ahmetit gjatë fushatës elektorale ishte kryeministri shqiptar, madje vet kryetari Ahmeti në një pyetje të gazetarëve gjatë fushatës elektorale deklaroi jo që e beson idenë për kryeministër shqiptar, por ajo ide do të bëhet realitet, njëjt siç janë bërë realitet edhe premtimet tjera të tipit “u tha-u bë”.

Burime të #THUMB mësojnë se Ali Ahmeti para se ta bëjë marveshjen për qeverinë, ishte konsultuar me publicistin nga Kosova Fahri Xhara dhe kur ki i fundit i kishte thënë Ali Ahmetit se Zoran Zaevi është “shqiptar i pastër” madje edhe emri i tij Zoran në gjuhën shqip do të thotë Ziber, “komandanti legjendar” Ali Ahmeti e ka pranuar direkt Zoranin apo Ziberin në gjuhën shqipe, si kryeministër shqiptar për 4 vitet e ardhshme.

THUMB” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta./InfoShqip.com