Gjaku i dëshmorve dhe i të gjithë të pafajmshmëve thërret për drejtësi

Gjatë viteve të 80-ta dhe viteve të 90-ta shqiptëret dënoheshin për nacinalizëm, seperatizëm dhe iredentizëm nga gjykatat e shtetit të ashtu quajtur Jugosllavi, vendimet gjykatat i mernin si thoshte Beogradi. Kurse tani po arestohen dhe po kidnapohen çlirimtarët e kosovës nga Gjykata Speciale e veshur me petkun e Bashkimit Evropjan.

Të nderuar, Shoqata e veteranëve të luftës së UÇK-së nuk e pengoi punën e Gjykatës Speciale, por ndodhi e kundërta. Nuk e kanë detyrim ligjor organizata e veteranëve të luftës e as gazetarët që të ruajnë dëshmitarët e Gjykatës Speciale.

Gjykata Seciale duhet të jep përgjigje dhe të informoj Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, se si është e mundur që ato materiale(dosje, dokumente) të dalin nga ajo Gjykatë e cila është përgjegjëse për ruajtjen e të gjitha atyre dokumenteve.

Gjykata Speciale duhet të jep përgjigje kush ishte ai person që i dërgonte ato materiale në zyrat e OVL-UÇK-së dhe pengonte punen e tyre. Nëse Gjykata Speciale e Hagës në Kosovë nuk arreston abuzuesit e saj me detyrën e shenjtë të dhënies së drejtësisë, atëherë kjo Gjykatë nuk është e besueshme për askënd në vendimet e saj të mëtejshme.

Zotërinj të Gjykatës Speciale po luani me fatet e Shtetit të ri të Kosovës dhe këtë institucionet e Kosovës nuk duhet ta lejojnë. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur me arestimet e fundit, veprimet e prokurorëve të kësaj gjykate janë në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut.

Pra, po të ndodhte e kundërta ato materiale të dilnin nga zyrat OVL-UÇK-së dhe nga kryetari I saj Gucati apo nënkryetari Nasim Haradinaj, atëherë gjykatësi i Gjykatës Speciale do të kishte të drejtë të bënte akuzë se kreu i OVL-UÇK e ka penguar punën e tyre.

Sërbia nëpërmjet Gjykatës Speciale po ju hakmeret luftëtarëve, veteranëve të UÇK-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të mbildhet urgjentisht, të votojë shpërbërjen e kësaj gjykate me afat të skaduar, mandati i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë i ka mbaruar afati që në Gusht.

POLITIKANË TË KOSOVËS BËHUNI SERIOZ E DILNI PËR ZOT GJAKUT TË DERDHUR PËR LIRINË E KOSOVËS, BËHUNI AVOKATË TË MARTIRËVE!

GJAKU I DËSHMORVE DHE I TË GJITHË TË PAFAJMSHMËVE THËRRASIN PËR DREJTËSI.

Me respekt,
Rafis Aliti – Mësuesi