Zbulohet data e rikthimit të Ansu Fati

Ansu Fati vlerësohet të jetë njëri nga talentet më të mëdhenj në botën e futbollit dhe po i mungon Barcelonës.

Ai është lënduar vitin e kaluar dhe nuk është rikuperuar akoma nga lëndimi i gjurit, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, procesin e tij të rikthimit e shtyu inflamacioni qe pësoi në gjurin e tij.

Tani së fundmi, Alfredo Martinez (gazetar i brendshëm i klubit) ka thënë se Ansu Fati pritet të rikthehet në fillim të prillit.

Reprezentuesi i Spanjës ka si qëllim rikthimin në El Clasico, e cila është më 11 prill.