Larg efekteve dhe elegancës së zakonshme, Bebe tregon si duket në përditshmëri

Bebe nuk i ka problem edhe paraqitjet pa grim.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha njihet si person pa komplekse, shkruan lajmi.net.

Ajo shumë herë ka folur haptas lidhur me kilet e tepërta, po ashtu është shfaqur disa herë pa grim në publik.

Këtë e bëri edhe së fundi, teksa publikoi fotografi nga përditshmëria, ku shfaqet larg sharmit që e shohim shpesh.

“Në veturë e mërzitur. Pa makijazh. Ngërçet. Flokët super kaçurrela. PMS (sindroma premenstruale) më erdhi disi në depresion. Çkemi”, shkruan ajo.

Paraqitja e saj pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilëve iu pëlqen sinqeriteti i saj.

Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi ka publikuar këngën “Sacrifice”, andaj po e shijon suksesin e këtij projekti.