Zakaria asnjë minutë te Chelsea – gjërat s’i shkuan sipas planit

Denis Zakaria s’ka marrë asnjë minutë te skuadra e Chelsea.

Ylli zviceran, Zakaria la skuadrën e Juventus gjatë verës, për t’iu bashkuar skuadrës së Chelsea.

Mesfushori ishte dëshira e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel. Por, kush e dinte se Tuchel do të largohej aq shpejtë nga ‘Stamford Bridge’?!

Me ardhjen e Graham Potter, ndryshoi edhe skenari për Zakaria, përcjell lajmi.net.

Trajneri anglez s’i ka dhënë asnjë minutë në dispozicion ish-anëtarit të Juventus.

Së fundmi, Zakaria s’ka qenë as në stolin e Chelsea.