Arteta e do ish-in e Barcës që po shkëlqen te Club Brugge – Jutgla në radarin e Arsenal

Arsenal do të tentojnë një lëvizje për Ferran Jutgla.

Ish-lojtari i Barcelonës, Ferran Jutgla ka marrë vëmendjen e trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta.

Raportime të ‘Todofichajes’ bëjnë të ditur se ‘Gunners’ por interesohen për situatën e lojtarit të Club Brugge, Jutgla, përcjell lajmi.net.

23-vjeçari ka shënuar tetë herë në 14 ndeshje deri më tani.

Thuhet se Jutgla do të ftohet edhe në Kupën e Botës, nga trajneri Luis Enrique, te Spanja.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do të ketë Arsenal për Jutgla.