Reagon edhe Casillas: Më është hakuar llogaria, i kërkoj falje edhe komunitetit LGBT

Iker Casillas ka reaguar përsëri lidhur me lajmin që bëri bujë të madhe gjatë ditës së sotme.

Në profilin e ‘Twitter’ të ikonës spanjolle, Iker Casillas, sot doli një njoftim kinse nga ai, se Casillas është homoseksual.

Reagimet ishin të shumta, por më vonë ai postim u fshi nga profili i spanjollit. Lidhur me rastin së fundmi reagoi edhe portieri.

“Llogari e hakuar. Për fat, gjithçka shkoi mirë. Kërkoj falje ndaj ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë ndjesë për komunitetin LGBT”, ka shkruar Casillas, përcjell lajmi.net.

 

Akoma nuk dihet asgjë lidhur me reagimin e Carles Puyol në postimin e Casillas.

Mbetet të shihet nëse edhe ish-kapiteni i Barcelonës do të sqarohet për fjalët e tij.