Zaevi dhe Ciprasi fitues të Çmimit ndërkombëtar për paqe të Vestfalisë për Marrëveshjen e Prespës

Ish kryeministrat i Maqedonisë së Veriut dhe i Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras janë fitues të sivjetmë të Çmimit ndërkombëtar për paqe të Vestfalisë, me të cilin u jepet mirënjohje për Marrëveshje e Prespës me të cilin është arritur zgjidhje për kontestin me emrin.

“Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev arritën vepër heroike me marrëveshjen e arritur për konfliktin disa shekullor rreth emrit të Maqedonisë, duke dhënë kontribut shumë të madh për stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit”, deklaroi dr Rajnhard Zinkan kryesues me Bashkësinë ekonomike të Vestfalisë dhe Lipes, duke i publikuar fituesit e Çmimit ndërkombëtar për paqe të Vestfalisë për vitin 2020.

Në sqarimin e Zinkan theksohet se të dy tani ish-kryeministra e kanë vendosur kontekstin politik dhe ardhmërinë para karrierave personale politike.

“Pa Ciprasin dhe Zaevin, çështja rreth emrit nuk do të zgjidhej dhe kontestit ndërfqinjësor do të vazhdonte ta destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit”, shton Zinkan.

Çmimi solemnisht do të ndahet më 19 shtator, në kuadër të Samitit në Minster, ku në panel diskutim të posaçëm do të mbajnë fjalime të dy ish-kryeministrat dhe përfaqësuesja e deritanishme për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federika Mogerini.

Ndryshe, me këtë çmim Marrëveshje e Prespës është konfirmuar si dokument kyç për stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të rajonit, para se gjithash për Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja me Greqinë i garanton perspektivat dhe synimit tona drejtë familjes evropiane. Çmimet e këtilla me rëndësi të lartë duhet të paraqesin stimulim për liderët e të dy shteteve të vazhdojnë me implementimin e vlerave të përbashkëta.

Çmimi ndërkombëtar për paqe i Vestfalisë është vendosur në vitin 1998 nga Asociacioni për sipërmarrës të Vestfalisë dhe Lipes ndahet në çdo dy vjet. Mes fituesve të deritanishëm të kësaj mirënjohje prestigjioze janë Vaclav Havel, Helmut Kol, Kurt Masur, Karla del Ponte, Kofi Anan, ekuipazhi i Stacionit kozmik ndërkombëtar, shtetet baltike etj..

Paralelisht me ndarjen e çmimeve personave apo përfaqësuesve të shteteve për punën e tyre paqësore në Evropë dhe botë, çmimi u ndahet edhe të rinjve të cilët kanë qenë shembull për paqe politike, sociale dhe ekologjike. Këtë vit, krahas Zaevit edhe Ciprasit, fitues i çmimit rinor është nisma Planet-for-the-Planet.