Boki 13: Nëse do të kisha thënë Katica është fajtore do të më lironin

“Nëse do thoja se Katica është fajtore ose se Frosina ka marrë para, do të më lironin”. Kështu deklaroi në gjykatë Boki13, i akuzuar në rastin “Zhvatja”, duke shtuar se ai është duke pasur presione të vazhdueshme, duke mos sqaruar se nga kush i vijnë të njëjtat, raporton SHENJA.
Ai ju kundërpërgjigj prokurores Villma Ruskovas, e cila kundërshtoi propozimin e avokatit mbrojtës Sasho Dukovskit, që klientit të tij, Bokit 13 do ti largohet masa e paraburgimit.
“Policia Bojan Jovanovskin e ka gjetur në kufi, duke tentuar që të ikë”, reagoi Ruskovska.