Letër me kërcënime në zyrën e presidentes Siljanovska-Davkova, arrestohet 46-vjeçari

Një letër me përmbajtje kërcënuese është gjetur në zyrën e Presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, në lokacionin “Rekord”, në qendër të Shkupit.

Rastin e kanë konfirmuar për “Skopje1” nga policia, ndërsa sipas informacioneve, letra është gjetur mëngjesin e 18 nëntorit nga punonjësit e të ashtuquajturës Zyrë Popullore, të cilët menjëherë e kanë denoncuar rastin.

Përmbajtja e saktë e letrës dhe personat ndaj të cilëve janë drejtuar kërcënimet nuk bëhen të ditura.

Nga MPB njoftojnë se lidhur me rastin është arrestuar një 46-vjeçar me inicialet V.K., i cili është identifikuar përmes kamerave të mbikëqyrjes dhe më pas është lokalizuar nga policia.