Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Manastir me dy drejtuesit e koalicionit VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë joformale, gjatë një bisede për çështjet që prekin shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.
“Me kryeministrin Kurti kemi gjithmonë çfarë të diskutojmë. Për çështjet që na prekin në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, për lidhjet mes nesh dhe për punët ku mund të bëjmë më shumë bashkë”, thuhet në njoftimin për takimin.
Takimi u zhvillua gjatë qëndrimit të Kurtit në Manastir, me rastin e aktiviteteve kushtuar Ditës së Alfabetit Shqip.





