Zaev: Unë jam lideri që e mbështesin të gjithë, maqedonasit, shqiptarët…(VIDEO)

Në edicionin e fundit të emisionit “Rruga drejt” për këtë sezon i ftuar është lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili njëherësh është kandidati i koalicionit “Mundemi” për kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Në emisionin e sontëm që transmetohet në orën 20:35 Zaev përgjigjet lidhur me idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar, ndërsa porositi edhe njëherë se edhe për vetë BDI-në është mire të shkojë në opozitë. I pyetur për deklarimin e tij se ka kapital prej 8.5 milion euro Zaev u përgjigj se kapitali I tij ishte 10 milion por tani ka rënë në 8.5 milion euro. Ai gjithashtu shprehet i bindur se qytetarët do të mbështesin partinë e tij, ndërsa do të dënojnë politikat e VMRO-DPMNE-së.