Zaev: Qytetarët po kërkojnë mobilizimin tonë dhe atë do ta marrin

Kryeministri i vendit dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, me anë të një postimi në facebook ka thënë se qytetarët e kanë dërguar mesazhin për këto zgjedhje.

“Qytetarët dërguan mesazhin dhe ne atë mesazh duhet ta dëgjojmë, ta kuptojmë dhe të veprojmë në bazë të asaj. Populli dëshiron të shohë rezultate më të mira, por përkundrazi, e keqja kërcënon. Ne jemi në luftë me të keqen. Të gjithë ne, secili prej nesh. Qytetarët kërkojnë mobilizimin tonë dhe do ta marrin mobilizimin tonë. Qytetarët dëshirojnë që shteti dhe komunat të shkojnë përpara dhe ne duhet ta japim maksimumin që kjo të ndodhë. Hyjmë në raundin e dytë dhe në luftë për secilin qytet dhe drejtimin e shtetit tonë. Tash me rëndësi është bashkimi”, ka shkruar Zaev. /SHENJA/