A duhet të ekzaltohen shqiptarët nga humbja e Vuçiqit?

Menduh Thaçi në “Dialog te Lajm” ka folur edhe për fitoren e Listës Studentore në Serbi.

“Këta janë pasardhësit e idesë liberale të serbëve pas kohës së Rankoviqit. Pak shqiptarë e dinë se elita intelektuale serbe Rankoviqin ka desht ta rrezojë, për shkak se Rankoviqi ka qenë komunist projugosllav, jo nacionalist serb. E unë mendoj se këta lista e studentëve që e quajnë janë nacionalistë serb, kuptohet liberal me premisa të majtës ballkanike, jo të majtës Evropiane. Evropiane dhe do të jenë shumë të papërshtatshëm për ne shqiptarët. Dhe e treta, pse është prapë keq për shqiptarët? Unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare tash qasjen ndaj Kosovës do ta ketë: “Ej, rezultati asht 1:0 për ju”. Pse? Po e rrëzuat Vuçiqin. E thotë tash duhet ta bëjmë një me një. E në një-një rezultatin do të kërkohet prej Kosovës që të bëjë kompromise të hidhura prej qeverisë së Kosovës që t’i thuhetse mos të të gjejë fati i njëjtë si ate”, ka thënë kreu i PDSH-së në emsionin “Dialog te Lajmi” të Sefer Tahirit.