Zaev: Nisim bisedimet për qeverinë e re, synojmë zvogëlimin e numrit të ministrave

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp pas mbajtjes së seancës konstitutive në Kuvend bëri të ditur se që nga dita e sotme partia që përfaqëson ai do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re.

“Prej sot nisim bisedimet për mandat të ri katër vjeçar të plotë, me shumicë stabile në Kuvend. Do të bisedojmë me të gjithë për qeveri për të gjithë”, tha mes tjerash Zaev.

Kreu i LSDM-së, Zaev në konferë gjithashtu përmendi disa nga prioritete që si do të diskutohen gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

“Vëmendje të posaçme do të kemi tek pastrimi i gjyqësorit,dhe në verifikimin e parave dhe kapitalit tek secili funksionarë. Ekologji do të jetë një nga temat serioze…Duhet të përgatitemi për reforma serioze në administratën publike…Flasim për numër më të vogël të ministrave dhe për racionalizim të shërbimeve publike”, tha Zaev.

Loading...