Zaev: Mund të formojmë Qeveri edhe me BDI-në edhe me ASH-AAA-në

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se numrat që kanë dalë nga zgjedhjet, i mundësojnë koalicionit “Mundemi” që të formojë qeveri edhe me Bashkimin Demorkatik për Integrim edhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.

Se me cilën parti do të koalicionojë, Zaev tha se varet se cila do të largohet nga retorika nacionaliste.

“Kemi mundësi që të formojmë qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën për Shqiptarët. Na duhet Qeveri stabile e cila si garanci për ardhmërinë e saj. Kryeministrin e ka ai i cili i ka numrat. Nuk mundet të ketë kryeministër me 15 deputetë”, tha Zaev.

Tha se do të formojë Qeveri stabile e cila do të sigurojë integrim në Bashkimin Evropian.

“Por për të qenë Me 15 deputetë kryeministër nuk mund të fitohet./TV21

Loading...