Shtabi i Krizës në Gostivar: Gjendja e pandemisë është serioze, qytetarët të jenë më të disiplinuar

Për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve të rinj në rajonin e Gostivarit nevojitet të zbatohen aktivitete për respektim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusin. Ndaj këtij konkluzioni shtabi i krizës për komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë u bëri apel të gjithë institucioneve të japin kontribut në shtabin dhe të ndërmarrin aktivitete konkrete. Në tre komunat sipas numrave të fundit ka 270 raste aktive.

Shtabi Ndërkomunal i Krizës për komunat në takimin e 24-t e shqyrtoi gjendjen me koronavirusin në javën e kaluar dhe janë ndarë informacione.

Për momentin në rajonin e Gostivarit janë ndarë 19 vendime të reja për vetizolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, ndërsa janë kryer 332 kontrolle me vendime të këtilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi rreth respektimit të vendimeve.

Në SPB Tetovë, dje për mosmbajtje të maskave 17 personave u kanë përgatitur urdhra pagesore kundërvajtëse, në pajtim me nenin 6 nga Dekreti përkatës qeveritar./mia