Zaev nga Luksemburgu kritikoi Bullgarinë për mungesë respekti ndaj Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev nga Luksemburgu ashpërson tonet kundrejt Bullgarisë fqinje dhe Bashkimit Evropian. Gjatë vizitës zyrtare, Zaev ka deklaruar se vetoja bullgare është mungesë respekti ndaj Maqedonisë së Veriut, por Qeveria vendase mbetet e përkushtuar në rrugën eurointegruse.

“Qëllimi kryesor është që të zgjidhen dallimet historike në interpretimet mes Shkupit dhe Sofjes. Më duhet ta them se me këtë qasje BE-ja nuk do të ekziston. Evropianët shohin nga e ardhmja, jo nga e kaluara”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Nga ana tjetër, kryeministri bullgar, Bojko Borisov gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani ka deklaruar se kontesti mes dy vendeve duhet zgjidhur mi bazën e arsyes dhe jo të emocioneve. Sipas Borisovit zgjidhja e kontestit mes dy vendeve arrihet përmes vullnetit politik.

“Të gjitha kontestet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet zgjidhur. Gjeneratat e ardhshme nuk do na falin për mundësinë e humbur. Heronjtë që kanë dhënë jetën nuk duhet të jenë subjekt i ndarjeve. Ëndrra e tyre ishte të ishin bashkë dhe për këtë dhanë jetën. Ata duhet të jenë urë e lidhjes dhe jo subjekt për ndarje”, pohoi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.

Dy homologët ndajnë qëndrimin e përbashkët se deri në qershor mund të arrihet zgjidhje e pranueshme për dyja palët, nëse palët janë konstruktive në negociata.