Zaev në ofensivë për të siguruar shumicën, vazhdon takimet me liderët

Pas takimit me Menduh Thaçin, Alsat mëson nga burime brenda LSDM-së se për momentin është duke u zhvilluar takim mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe partnerit tij të koalicionit, kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Takimi siç bëjnë të ditur burimet po mbahet në selinë e LSDM-së në Shkup. Takimi Zaev-Kasami vjen pak ditë pasi kreu i Besës takoi në Kuvend liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.