BDI ua ka zbuluar “kodin” shqiptarëve të Çairit, në këtë lagje të vërshuar ka fituar dyfish më shumë vota! (Dokument)

Pamjet nga rrugët e vërshuara të Çairit nuk janë asgjë e re, sapo bien pak reshje shiu. Mirëpo pamjet e sotme nga rruga “Lube Stolikoviq” në Dizhon paraqesin kuriozitet më vete. Pas katër mandateve të BDI-së në udhëheqjen e komunës së Çairit, vershimet janë bë gjë e zakonshme për këtë lagje për shkak të mungesës së kanalizimit dhe infrastrukturës adekuate. E për çudi, në vendvotimin ku votojnë banorët e kësaj lagje, BDI ka shenuar një nga fitoret më bindëse në zgjedhjet e 15 korrikut, duke fituar 276 vota, kundrejt 102 votave të opozitës. “Si duket BDI ua ka mësuar kodin banorëve të Dizhonit, sa më shumë ti lë pasdore dhe ti varfërojë aq më shumë vota i japin. Ka pasur edhe nja 100 vota të vjedhura, por megjithatë fqinjët e mi nuk është dashur ti tolerojnë. Ata nuk na ndihmuan fare neve që e zbuluam vjedhjen e votave, që ta pengojmë manipulimin”, ka thënë një banor i revoltuar i kësaj lagje, duke na dërguar edhe fotografinë me rezultatet e vendvotimit ku votojnë banorët e rrugës “Lube Stoilkoviq”.
Çka të themi tjetër, bravo për BDI-në që e ka zbuluar sekretin e fitores në Çair, që si duket funksionon sipas logjikës “sa më keq për banorët, aq më shumë vot për ne”. E banorëve të rrugës “Lube Stoilkoviq” zoti u ndihmoftë!