Zaev: Qeveria e re, pa paragjykime etnike

Fillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi Qeveri të qëndrueshme e cila në mandatin katërvjeçarë do të zgjidhë çështjet e shtetit të së drejtës, çështjet ekonomike, shëndetësore, por edhe do të vazhdojë proceset e integrimeve evropiane.

“Qytetarët përmes votimet i japin direktivat dhe pritjet. Falë Zotit koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja mund të formojë Qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën dhe Alternativën, varësisht nga largimi i nacionalizmave, varësisht nga një kapitull për pastrimin e gjyqësorit”. Asnjëherë nuk kemi pasur problem si LSDM për përcaktimin e cilitdo kandidat, për cilëndo pozitë në shtet, por për kryeministër gjithsesi se duhet të keni numra. Me 15 deputetë nuk fitohet kryeministri”- deklaroi deklaroi Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se në periudhën që vjen do të ketë takime për formimin e shumicës së re e cila nuk do manipulojë me zgjidhjen e problemeve në ekonomi dhe shëndetësi, por në rrugë të shpejtë do e dërgojë Maqedoninë në BE. Ai nuk beson në mundësinë një pjesë e grupit parlamentarë të VMRO-DPMNE-së të japë mbështetje për taborin kundërshtarë.

“Po, atyre deputetëve që u janë afruar njerëz misterioz që thirren në emër të kryesisë së LSDM-së, erdhën dhe thanë dhe me neveri i refuzuan dhe unë me neveri refuzoj të komentoj pazare të këtilla”- pohoi Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti paralajmëroi fillimin e bisedimeve.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në bisedime do të marrin pjesë si koalicion me Aleancën.
Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit obligohet në afat prej 10 ditëve pas konstituimit të Kuvendit, të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë.