Zaev: Fushata, në pajtim me rekomandimet e Shtabit të Krizës

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se në rend të parë është shëndeti i qytetarëve dhe në këtë drejtim do të bëhet gjithçka që është e mundur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Në këtë vij sipas tij është edhe rekomandimi për anulimin e të gjitha aktiviteteve politike deri më 24 mars. Zaev u shpreh se nuk është diskutuar për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve.

“Më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve. Në këtë vij janë edhe rekomandimet për tubimet dhe kafiteritë. Mbeten rekomandimet për nxënësit dhe studentët. Konfirmuam se fushata do të jetë në pajtim me rekomandimet e Shtabit të Krizës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e kemi për obligim që t’i respektojmë. Apeloj deri tek qytetarët që në maksimum të respektohen këto rekomandime. Bashkë t’i luftojmë lajmet e rrejshme.

I pyetur nëse do të jap dorëheqje në rast se subjekti i tij pëson humbje në zgjedhjet e 12 prillit, Zaev u shpreh i prerë se as që mendon për një gjë të tillë sepse partia e tij dhe koalicioni i udhëhequr nga ai do të del fitues i zgjedhjeve të 12 prillit.