Koronavirusi do të zhduket deri në qershor

Autoritetet e Republikës Popullore të Kinës kanë njoftuar se në rast se edhe shtetet tjera ndërmarrin të njëjtat masa agresive, Koronavirusi do të mund të zhduket deri në muajin qershor.

Këshilltari i qeverisë kineze, mjeku 83 vjeçar Zhong Nanshan që kontribuoi për zhdukjen e SARS-it në vitin 2003, thotë se kriza do të kalojë në mes të këtij viti, raporton Rojters.
“Nëse të gjitha vendet mobilizohen, kjo mund të përfundojë në qershor”, theksoi ai, transmeton gazeta Lajm.
“Mirëpo nëse disa vende nuk e trajtojnë me seriozitet këtë infeksion dhe nuk intervenojnë fuqishëm, kjo mund të zgjasë më tepër”.