Dy fëmijë në spital nga djegia e katër makinave në Çair

Sot rreth orës 03:00 pas mesnatës në SPB-Shkup është raportuar se në garazhet nëntokësore në Rrugën Brigada e Shtatë Shqiptare në Çair të Shkupit zjarri ka dëmtuar katër vetura të markës “Audi”, “Opel Astra” dhe “Volkswagen Passat”, “BMW”, të gjitha me targa të Shkupit.

Ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur të shuajnë zjarrin ndërsa ekipet mjekësore kanë trajtuar 15 persona, prej të cilëve dy fëmijë janë dërguar në klinikën e toksikologjisë.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.