Zaev: Do të vaksinohem edhe unë

Kryeministri Zoran Zaev tha se për çdo ditë jemi më afër vaksinës dhe se tani vendi ka siguruar 833 mijë vaksina

“Me bisedimet direkte me kompanitë për të siguruar doza shtesë, si dhe nëpërmjet BE-së, e cila do të jep 100 milionë doiza për vendet jashtë BE-së. Fqinji jonë në mënyrë intensive po punon që sa më shpejtë ta marrim edhe ne vaksinën. Ndihëm kanë ofruar edhe shtetet tjera si bullgaria dhe Polonia”, deklaroi Zaev, raporton SHENJA.

Zaev tha se si shumë qytetarë edhe ai do të merr vaksinën për të dhënë shembull, ndërsa tha se beson në sigurinë e saj.

“Shteti nuk do të kursej, ne tani më kemi paguar avansin për 833 mijë vaksinë”, tha Zaev, raporton SHENJA.